Maqedoni, 62 shkolla të mesme kanë borxh prej 7 milionë euro, Tetova e para

Tetova

Maqedoni, 62 shkolla të mesme kanë borxh prej 7 milionë euro, Tetova e para

Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:42
Klasa - ilustrim

Kjo është më shumë se gjysma e buxhetit për arsim të mesëm, i planifikuar për vitin 2018, që ka qenë rreth 12 milionë euro. Rreth 60 shkolla të mesme nga tërë Maqedonia kanë borxh pothuaj 7 milionë euro për shpenzime të rregullta dhe për transport të nxënësve, shkruan “Fakulteti“.

Kjo është më tepër se gjysma e buxhetit për arsim të mesëm, i planifikuar për vitin 2018, që ka qenë rreth 12 milionë euro.

Shumën e përgjithshme të borxhit të shkollave e kemi nxjerrë pasi i kemi mbledhur të gjitha borxhet që shkollat e mesme i kanë paraqitur në Ministrinë e Financave. Ajo shumë është 426.173.803 denarë, ose pothuaj 7 milionë euro. Më së shumti borxh ka shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë – “Nikolla Shtejn” – 127.062.049 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat