Transporti publik në Tetovë, premtim i parealizuar - Bota Sot
Transporti publik në Tetovë, premtim i parealizuar

Tetova

Transporti publik në Tetovë, premtim i parealizuar

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 14:31
Foto Ilustrim

Tetova mbetet pa transport publik pavarësisht premtimeve të shumta të pushtetit lokal për vite me radhë. Banorët shprehen të zhgënjyer nga vonesat dhe mos përmbushja e premtimeve. Ata madje shprehen skeptik se kjo çështje ndonjëherë do të zgjidhet.

“Sivjet?! Valla zor. Kjo do zgjate ende, do rrejnë edhe shumë, ja unë atje ku banoj, qe dyzet vjet se kemi kanalizimin, dhjetë shtëpi pa kanalizim jemi…”.

“Ka nevojë për transportin publik por ja, ende nuk janë duke i realizuar ato që i kanë premtuar. Ndonjëherë ndoshta por nuk besoj, shumë gjatë janë duke premtuar dhe nuk janë tu bë asgjë”.

“Shumë premtime boshe kanë ngel prej kësaj garniture që funksionon në këtë komunë”.

Edhe përkundër vonesave të shumta, nga komuna e Tetovës thonë se procesi është në përfundim e sipër. Sipas tyre tenderi për furnizime është hapur, dhe pritet të mbyllet me kah fundi i muajit.

“Hapja e ofertave do bëhet më datë 24 të muajit, do shqyrtohen dhe do vendoset më pas për cilën ofertë do orientohemi. Shuma totale e projektit është 72 milion denarë dhe përfshihen pesë autobusë”, deklaroi Bekim Memeti, kryetar i Këshillit Komunal.

“Përveç që nuk janë ende askund autobusët e premtuar vite me radhë për transportin publik në Tetovë, nëpër rrugët e Tetovës mungojnë edhe stacionet për pritje të autobusëve”.

Në mungesë të transportit publik, banorët e Tetovës shfrytëzojnë furgonët që qarkullojnë pa orare dhe shumica e tyre në të zezë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat