Tetovë, sanksionohen 15 vozitës për parkim jo të rregullt - Bota Sot
Tetovë, sanksionohen 15 vozitës për parkim jo të rregullt

Tetova

Tetovë, sanksionohen 15 vozitës për parkim jo të rregullt

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 12:14
Tetova

Gjatë ditës së djeshme në Tetovë u sanksionuan dhe u ngritën me anë të karrotrecit gjithsej 15 automjete të parkuar në mënyrë të paligjshme, kryesisht në zonën e udhëkryqeve dhe parkimeve paralele apo të ashtuquajturat parkime në rresht të dyfishtë.

“Gjatë këtyre aktiviteteve kontrolluese u zbuluan edhe 3 persona të cilët po drejtonin automjete pa patentë shoferi, 2 automjete me regjistrim të skaduar dhe lloje të tjera të shkeljeve të trafikut, të cilat u rrumbullakosën me parashtresa adekuate”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat