Arrestohet një person nga Tetova, i gjenden armë dhe drogë gjatë bastisjes

Tetova

Arrestohet një person nga Tetova, i gjenden armë dhe drogë gjatë bastisjes

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme (29.11.2020) diku rreth orës 18:00 në fshatin Çellopek të Tetovës policia ka privuar nga liria M.M. 24 vjeçar, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe disa hapësirave ndihmëse është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike disa karikator të zbrazët dhe një çantë me marihuanë.

Paraprakisht, M.M. pas një mosmarrëveshjeje me fqinjin e tij N.R. 47 vjeçar, nga pushka automatike ka shkrepur një plumb në ajër.

Në vendngjarje hetime kanë kryer ekipi i SPB-Tetovë, pas çka në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e kalibrit 7.62. M.M. është arrestuar dhe ndaluar në Stacionin e policisë në tetove.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj M.M. do të ngritët padi adekuate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat