Bastisje e policisë në rajonin e Tetovës - Bota Sot
Bastisje e policisë në rajonin e Tetovës

Tetova

Bastisje e policisë në rajonin e Tetovës

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 14:09
Ilustrim

Sot në mes orës 5:00 deri 6:00 nga ana e zyrtarëve policor të Sektorit për punë të Brendshme Tetovë është bërë aksioni kontrollues për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të shtetaseve të huaj që pa u lajmëruar kanë qëndruar dhe punuar në rajonin e Tetovës.

Më pastaj në dy lokacione në Tetovë dhe në fshatin Xhepçisht janë zbuluar dhe arrestuar 29 shtetas të Shqipërisë që kanë punuar si punëtor si ndërtimtarë dhe punë bujqësore.

Personat janë arrestuar në Stacionin Policor ku janë dorëzuar te Reparti për kriminalitet ndërkufitar, migrim, emigrantë dhe pritet për procedurë të mëtutjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test