Një ditë e bukur tek Ujëvara-Valbonë

Turizëm

Një ditë e bukur tek Ujëvara-Valbonë

Nga: Astrit Metaliaj Më: 29 maj 2021 Në ora: 22:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Majit po i vjen fundi, por koha e ngrohtë, rrezet e diellit pranveror dhe bukuria që ka kjo stinë na ftojnë të gjithëve të kalojmë sa më shumë momente në natyrë duke shijuar këto mrekulli të stinës.

Ishin nxënësit e klases së shtatë me të cilët shkuam në një ekskursion të paharruar në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës. Atje i priti ajri i pastër, mungesa e maskave, ndjesia e lirisë, gjelbërimi i maleve i paparë edhe pse poshtë pishave dhe ahut kishte debore kudo luginës. Aty i prisnin turistet e shumtë që kishin ardhur nga Kosova dhe anekënd botës, na shoqëronin dhe të qeshurat e çiltra gjithandej. E veçantë ishte dhe ekspedita në mal. Nxënësit bashkë me mësuesin u ngjitën në mal per të vizituar Ujëvaren e bukur të Valbonës me emocione dhe me paksa frikë nga pas, pasi nuk ishin larguar ndonjehere kaq larg pa prezencen e familjes. Pasi shijuan panoramën e bukur që shtrihet nga lartësia, nxënësit u ulën dhe shijuan duke ndarë me njëri-tjetrin ushqimet tradicionale të Tropojës të bëra në shtëpi.

Nuk mund të mungonin as lojërat me top, tërheqje litari, gara shpejtësie dhe kalime pengesash, të cilat shoqëroheshin dhe me shpirtin e garës dhe dëshirën për fitore. Meqë jemi në kohë pranvere shumellojshmeria e gjallesave bimore është shume e pranishme,  shikuam shume bime që gjejne pershtatje ne kete habitat. Në ketë brez dominon bredhi dhe ahu dhe shume bime tjera nderkohe me nxenesit vëzhguam disa lloje endemike të kësaj zone.

Image

Kjo ditë kaloi plot zbavitje dhe emocione të paharrueshme, të cilat do të mbeten gjatë në mendjet e këtyre nxënësve.

Edukimi nëpërmjet natyrës u mëson femijëve vlerat që ajo mbart dhe mënyrën se si duhet të sillemi me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat