Ushqimet shumë të përpunuara rritin rrezikun e sëmundjeve kronike

Ushqime

Ushqimet shumë të përpunuara rritin rrezikun e sëmundjeve kronike

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Ushqimet ultra të përpunuara janë produkte të prodhuara në mënyrë industriale që përfshijnë përbërës të modifikuar ushqimorë të kombinuar me aditivë të ndryshëm që nuk mund të përgatiten në atë formë në shtëpi.

Konsumimi i vazhdueshëm i ushqimeve shumë të përpunuara shoqërohet me një rrezik të shtuar të sëmundshmërisë – shkruan Healthline.

Multimorbiditeti nënkupton shfaqjen e dy ose më shumë sëmundjeve kronike te një person. Nuk është vetëm një problem shëndetësor në rritje në Evropë, por edhe në pjesët tjera të botës.

Në një studim shumëkombësh me 266.666 pjesëmarrës nga shtatë vende evropiane, nutricionistët në Universitetin e Vjenës në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit, zbuluan se konsumimi i vazhdueshëm i ushqimeve shumë të përpunuara lidhet me një rrezik të shtuar të multimorbiditetit, si p.sh. kanceri dhe sëmundjet kardiometabolike.

Në mënyrë të veçantë është vërejtur një lidhje me produktet shtazore shumë të përpunuara, si dhe me ëmbëltuesit dhe pijet e gazuara me sheqer.

Ushqime të tjera, të tilla si drithërat shumë të përpunuara ose alternativat me bazë bimore, nuk treguan një lidhje me rritjen e rrezikut. Studimi tregoi gjithashtu se rreziku i multimorbiditetit në vende të ndryshme evropiane është i njëjtë te meshkujt dhe te femrat, si edhe te duhanpirësit dhe jo duhanpirësit.

Rezultatet e hulumtimit nxjerrin në pah rekomandimet ekzistuese dietike si masë parandaluese, si ulja e konsumimit të produkteve të përpunuara të mishit dhe kalimi në një dietë kryesisht me bazë bimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat