Vrasja e dyfishtë në Vlorë, u vihen prangat të plagosurit

Vlora

Vrasja e dyfishtë në Vlorë, u vihen prangat të plagosurit

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:19
Ilustrim

Vijojne hetimet për atentatin me dy të vrarë në Vlorë, ndërsa policia ka vënë në pranga të plagosurin Armando Sulejmani.

Ka qenë Prokuroria ajo që ka kërkuar arrestimin e tij, pasi në vendin i ngjarjes i është gjetur një pistoletë. Sulejmani, i njohur me nofkën Çipuri, ishte edhe objektiv i atentatit.

Por ai arriti t’u shpëtojë plumbave dhe të vrarë mbetën miqtë e tij, Orest Rexho dhe Arjan Hasani.

Armando Sulejmani është një emër i njohur, pasi rezulton i skeduar nga policia. Ai ka qenë anëtar i bandës së njohur të “Gaxhait”, ndërkohë që është dënuar me parë me burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat