Pak shitje, çmime më të larta/ Blerjet e fundit në tregun e Vlorës

Vlora

Pak shitje, çmime më të larta/ Blerjet e fundit në tregun e Vlorës

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 12:28
Foto

Në tregun e gjësë së gjallë në hyrje të Vlorës po shiten shpendët e fundit të festës.

Në këtë treg shiten çdo ditë gjela deti, pata por dhe bagëti. Tregtarët thonë se shitjet nuk kanë qenë të kënaqshme ndërsa çmimet sipas tyre janë rritur pak. Për disa blerës çmimet e shitjeve janë të larta.

Me urimin se vitin e ardhshëm blerja e një gjeli nuk do t’iua rëndojë xhepin si këtë vit, blerësit e fundit largohen nga tregu drejt shtëpive të tyre për t’u bërë gati për mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat