Vlora është gati/ Synohet të ruhet tregu nga Mali i Zi dhe Greqia

Vlora

Vlora është gati/ Synohet të ruhet tregu nga Mali i Zi dhe Greqia

Më: 5 maj 2021 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Fluksi i fundjavës së pashkëve në Vlorë shihet si një ogur i mirë për sezonin e turizmit në prag.  Sipas operatoreve turistik apo dhe menaxhereve të hoteleve në qytetin e Vlorës ky sezon ka filluar tashmë më herët krahasuar me vitin e kaluar.

Në disa nga hotelet prenotimet kanë filluar që prej muajit mars dhe për disa prej tyre shkojnë deri në muajin qershor.

Masha jeton prej vitesh në Shqipëri dhe u sugjeron bashkëkombësve ta vizitojnë vendin tonë.

Qyteti i Vlorës ofron plot bukuri krahasuar me qytetet e tjera të Shqipërisë, ndihemi kaq të kënaqur në këtë qytet ku ofron det-mal-e diell!

Këto dy turistë bjellorusë vijnë për herë të dytë në vendin tonë.

Vjet ishim në Ksamil, por Vlora është më surprizuese. Një qytet me një shtrirje gjeografike të madhe na jep mundësinë ta shëtisim dhe shijojmë bukuritë e saj.

Vasil Bedini, kreu i operatoreve turistikë të jugut: Të konkurrojmë me njësitë turistike Greqi /Mali i Zi të cilët kanë ofruar çmime të ulëta për sezonin e tyre turistik. Pra kjo konkurrencë synon të sjellë në hotelet e tyre jo vetëm turistë për muajin korrik-gusht, por dhe në muajt e pranverës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat