Vlorë/ Plas sherri mes dy vëllezërve të moshuar, motivi është i pabesueshëm...!

Vlora

Vlorë/ Plas sherri mes dy vëllezërve të moshuar, motivi është i pabesueshëm...!

Më: 27 maj 2017 Në ora: 16:59
Policia ne Vlore

Rreth orës 15:05 të kësaj të shtune, në spitalin e Vlorës ka mbërritur një person i dëmtuar në trup nga mjete të forta prerëse.

Personi që e kishte bërë për spital 60 vjeçarin me inicialet F.J, në fakt ishte i vëllai, 63 vjeçari Z. Jazoj.

Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Dukat të Vlorës, ku dy vëllezërit janë konfliktuar mes tyre duke përdorur dhe armë të ftohta. Shkak i sherrit mes dy të moshuarve vëllezër ka qenë një për një stan të tyrin.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë

Informacion paraprak

Rreth orës 15:05, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar një person i dëmtuar në trup me mjete të forta dhe prerëse.

Menjëherë nga hetimet paraprake të policisë ka rezultuar se në fshatin Dukat, janë konfliktuar me njëri tjetrin dy vëllezër, ku për pasojë ka marrë disa dëmtime në trup (dyshohet me mjete të forta dhe prerëse) shtetasi F.J., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Dukat, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

 Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e vëllait të tij, shtetasin Z. Jazoj, rreth 63 vjeç, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Vazhdojnë veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me arrestimin e tij. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta në stanin e tyre në fshatin Dukat, Orikum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat