Selektori i Kosovës e merr zyrtarisht diplomën në Fakultetin shtetëror të Malit të Zi

Volejboll

Selektori i Kosovës e merr zyrtarisht diplomën në Fakultetin shtetëror të Malit të Zi

Nga: K. Goca Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 12:55
Bahri Gjinovci me të bardha

Është një shembull për të gjithë ish volejbollisti i mirënjohur i Kosovës, Bahri Gjinovci. Ai para një kohe ka mbrojt disertacionin e doktoratës në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (niveli shtetëror), në universitetin publik në Malit të Zi.

Ai zyrtarisht e ka marrë diplomën dhe ndihet i lumtur me këtë rast. “Pas një rrugëtimi të gjatë që kam pas, e kam mbrojt në tetor të këtij viti me sukses disertacionin e doktoratës dhe zyrtarisht pranova diplomimin nga Universiteti i lartcekur”, ka thënë Gjinovci, i cili është selektor i kombëtares së Kosovës për meshkujt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat