Sportistët e Kosovës bashkëshortë, debatojnë kur luhet derbi i madh botëror

Volejboll

Sportistët e Kosovës bashkëshortë, debatojnë kur luhet derbi i madh botëror

Nga: K. Goca Më: 2 janar 2019 Në ora: 11:52
Mimoza Shkodra e Arben Bislimi

Mimoza Shkodra, ish volejbolliste e shquar, një periudhë edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës, sot është profesoreshë dhe nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës, kurse bashkëshorti i saj, Arben Bislimi, ish volejbollist dhe ish basketbollist, sot është kryetar i klubit të basketbollit Drita nga Gjilani! Bashkëshortë që ndodhë ndonjëherë të përplasen apo mospajtohen në mendime kur luhet derbi i madh botëror  i futbollit, mes Real Madridit dhe Barcelonës.

"Bota sot": A keni përplasje e mospajtime profesionale me Arbenin, kur dihet se ai ka qenë basketbollist?

“Po, kur luan Reali me Barcelonën hahahahah. Ne të dy jemi të një profesioni, kemi sukseset të cilat të dy i kemi mbërri secili me skuadrën e vehte dhe nuk është që arrijmë deri tek mospajtimet, ndërsa kur debatojmë për çështje profesionale apo shkencore të fushës tonë ka raste që nuk pajtohemi por s’ do mend se këto mospajtime na japin shumë frytë në çështjen profesionale, si mua si Benit”, tregon Mimoza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat