Cili i ka brazilianet më të mira apo me bombë, Naseri apo Ganja? - Bota Sot
Cili i ka brazilianet më të mira apo me bombë, Naseri apo Ganja?

Volejboll

Cili i ka brazilianet më të mira apo me bombë, Naseri apo Ganja?

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 13:34
Pamje nga një ndeshje

Elita e volejbollit të Kosovës do të frymojë më ndryshe në pranverë, sepse ka lojtare edhe nga shtetet afrikane, të Amerikës së Jugut dhe SHBA-ja. E veçanta është se dy klubet nga kryeqyteti do t’i masin muskujt se cila është më e fortë në parket! Naser Krasniqi, trajner i M. Technologie nga Prishtina apo Ganimete Gërbovci, trajnere e Prishtina F. Krasniqi ka fituar shumë trofe me ekipet e mëhershme që ka udhëhequr, si Mabetexin dhe Prishtina AAB.

Image

Toazzi

Vlerësohet si trajneri më i suksesshëm, por kësaj radhe nuk do ta ketë lehtë karshi Kastriotit, Skenderajt, Dritës dhe Prishtina F. Ai bazohet shumë në përvojën e tij dhe beson se ky do të jetë një reflektim për të vazhduar me suksese. Ganimete Gërbovci, ish volejbolliste e kombëtares së Kosovës, për herë të parë në histori me sukses të madh drejton një ekip në Superligë, siç është Prishtina F.  M. Technologie dhe Prishtina F. cila i ka brazilianet me të mira apo që mund të quhen “bombë përforcime”, nëse kështu do t’iu del në praktikë! M. Technologie është përforcuar me brazilianet Bianca Gomes, Marluci Toazzi dhe Prishtina F. me Raffaela Silveira (Brazili), Ana Clara Saldanha.

Image

Naser Krasniqi

Dy braziliane Krasniqi e dy Ganja dhe kjo dëshmon se është një rivalitet i madh në kryeqytet, se cila do të ketë primatin në fund në kryeqytet. Frika është nga Ganimete Gërbovci, jo vetëm nga M. Technologie por edhe nga ekipet tjera, për faktin se Ganja gjatë vjeshtës me lojtare të reja e të papërvojë arriti t’i mbledhë 14 pikë dhe të renditet në vend të pestë. “Ganja është e heshtur gjatë udhëheqjes së një ndeshjes, në shikim duket se nuk ka ndonjë strategji, por në fakt strategjia e saj është shumë përvëluese për ekipet. Ka intuitë të mprehtë dhe din ta shkatërrojë ekipin rival edhe nga plani i dytë. Përforcimet me brazilianet i japin një siguri dhe një përparësi për të synuar trofe.

Image

Gomes

Ajo brenda dy-tri vjetëve mund të bëhet edhe faktori kryesor i volejbollit, pra si trajnere, sepse ka një karizëm që se kanë të tjerët (di ku i prekë rivalet në pikën shkatërruese), për shkak të mënyrës se si punon dhe përgatitë taktikën e lojës, pothuajse e bartë përvojën që kishte një kohë në Dannuziano të Italisë”, ka thënë një burim për gazetën “Bota sot”.

Image

Ganimete Gërbovci gjatë një stërvitje në bregdet 

Nga ana tjetër merret vesh, se Krasniqi ka sjellë dy lojtare me përvojë dhe shumë të frikshme, që lehtë mund të stoliset me trofe. Është Bianca Gomes që ka 37 vjeç (182 centimetra), luan në pozitën e pranueses dhe nga periudha 2004 deri 2016 ka luajtur vetëm në ekipet evropiane. Marluci Toazzi luan pranuese, e gjatë 183 centimetra dhe ka 32 vjeç, ka luajtur në Amerikë, Turqi, Greqi, Qipro e Portugali.

Në bazë të kësaj, janë lojtare me përvojë të madhe që mund ta bëjnë diferencën. Te Ganja është tjetër moshë, Raffaela Silveira dhe Ana Clara Saldanha, kanë nga 25 vjeç. Raffaela është korrektore dhe Ana Clara pasuese. Drita është përforcuar me amerikanet. “Fjala është për lojtaren Brianna Gardner- Pro Volley, korrektore, e gjatë 188 centimetra (e lindur 1996 në Houston), si dhe lojtaren Skylar German, pranuese e gjatë 180 centimetra (e lindur me 1995 në Manhattan)”, bëri të ditur Lorik Ilazi, trajner i KV Drita, kampione në fuqi dhe që synon të gjitha trofetë e mundshme.

Image

Brazilianet e Prishtina F.

Skenderaj përforcohet me Koulla Henriette Nadege nga Kameruni ka 26 vjet, e gjatë 167 centimetra dhe luan pasuese. Përforcimet sipas FVK-së:  M. Technologie: Bianca Gomes (Brazili), Marluci Toazzi (Brazili). Prishtina F: Raffaela Silveira (Brazili), Ana Clara Saldanha (Brazili). Drita: Brianna Gardner (SHBA), Skylar German (SHBA), Ferizaj: Anna Carolina Ferreira (Brazili), Julia Nunes (Brazili) dhe Skenderaj përforcohet me Koulla Henriette Nadege (Kameruni). “Është mbyllur afati kalimtar për volejbollistë dhe volejbolliste. Në konkurrencën e femrave vërehet një numër i madh i kërkesave për angazhimin e lojtareve nga Brazili, SHBA dhe Kameruni”, thuhet nga FVK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...