Mutlugil: Kosova shembull në CEV - Bota Sot
Mutlugil: Kosova shembull në CEV

Volejboll

Mutlugil: Kosova shembull në CEV

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 18:19
Mutlugil: Kosova shembull në CEV

Ozkan Mutlugil vizitën e tij dy ditore në Kosovë e ka filluar me takimin në MKRS me zv. Ministren e Sportit znj. Leonora Morina Bunjaku. Bunjaku i uroi mirëseardhje mysafirit nga CEV, duke e vlerësuar kontributin e Konfederatës Evropiane në raport me volejbollin e Kosovës. Në anën tjetër Mutlugil ka shprehur mirënjohje për punën që po bën FVK.

“Federata e Volejbollit e Kosovës është shumë energjike dhe entuziaste e arritjeve akoma më të mëdha dhe një pune të jashtëzakonshme” - tha Mutlugil. Këshilltari i Ministrit të Sportit Daut Thaqi goli rreth infrastrukturës sportive me theks të veçantë të volejbollit, duke shtuar se në 6 muajt e ardhshëm do të inaugurohen edhe 6 palestra të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...