Dikush mund të shkaktojë tërmet në elitën e Kosovës - Bota Sot
Dikush mund të shkaktojë tërmet në elitën e Kosovës

Volejboll

Dikush mund të shkaktojë tërmet në elitën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 13:46
Vildane Jashari

Me sistem të ri (me 6 ekipe) në elitën e volejbollit të Kosovës qoftë të femrat qoftë të meshkujt, një sistem që padyshim është i mirëpritur dhe që ka rritur rivalitetin në mes ekipeve që pretendojnë titullin e kampionit! Superliga A me 6 ekipe në stinorin pranveror, ku takohen secila me secilën dhe pastaj nisin garat emocionale, play-off-i. Klubet janë të përforcuara me volejbolliste nga jashtë, që ka rritur dukshëm cilësinë dhe rivalitetin por edhe stresin të investuesit.

M. Technologie është përforcuar me Bianca Gomes (Brazili) e Marluci Toazzi (Brazili); Prishtina F me Raffaela Silveira (Brazili) e  Ana Clara Saldanha (Brazili); Drita me Brianna Gardner (SHBA) e Skylar German (SHBA), Skenderaj kishte paraqitur Koulla Henriette Nadege (Kameruni), por nuk e morën për shkak të kushteve financiare. Nga pesë klube, si Kastrioti i Ferizajt, Drita nga Gjilani, Skenderaj, M-Technologie Prishtina e Prishtina F, që pretendojnë trofe, një prej tyre e ka trajneren femër. Kastrioti fitues i Kupës së Kosovës për edicionin e vjetëm, që ka trajner Edon Ibrahimin, ka një mision: Titullin ta kthejë në Ferizaj, por edhe ta mbrojë Kupën. 

Ganimete Gërbovci, ish volejbolliste e spikatur, aktualisht kryetrajnere e Prishtina F. njihet për dinakëri, pra për taktikë nga plani i dytë dhe befasuese për rivalet.  Kryetrajneret femra po japin pasqyrë tjetër, që kanë ndryshuar edhe hartën e rivalitetit mes ekipeve dhe që lehtë mund të kenë ndonjë trofe në xhep. Ganja, mund të shkaktojë tërmet të gjinia e kundërt, mund t’i lënë pa trofe klubet që kanë kryetrajnerë meshkujt, si Lorik Ilazin që udhëheq Dritën, kampione në fuqi, pastaj Yll Kadriun e Skenderajt, Edon Ibrahimin e Kastriotit dhe Naser Krasniqin e M-Technologien.

Deri me tash janë zhvilluar vetëm dy ndeshjet e para të sistemit të ri, janë edhe tetë ndeshje deri në fund të garave të rregullta, edhe 24 pikë të mundshme, që mund ta ndryshojnë hartën e tabelës!  Është një luftë interesante si për titull po ashtu edhe për Kupë! Presioni të të gjithë, sepse përforcimet e bëra shpresojnë se do të jenë të frytshme dhe jo të gabueshme! 

A do të kemi fund dramatik, me shumë përballje të ashpra sportive, por edhe të eskalojë edhe në akuza e kundërakuza? Sepse dikush nuk do ta durojë mbetjen pa trofe dhe do të orvatet të justifikojë dështimin ose ndonjë ekip do të dëmtohet rëndë, do t’i futen në hak. A janë shndërruar  trajneret femra të frikshme për homologët e tyre? Sigurisht se do të ishte inati i madh edhe për trajnerët meshkuj nëse munden nga gjinia e kundërt! Presioni po rritet shumë te trajnerët meshkuj përballë femrave!  Është vetëm një femër trajnere në Superligën A që mëton trofe, pasi që Vildane Jashari nuk është te Kastrioti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...