KVF Dukagjini me dy përforcime, rrisin synimet 

Volejboll

KVF Dukagjini me dy përforcime, rrisin synimet 

Nga: K. G. Më: 23 mars 2019 Në ora: 17:59
KVF Dukagjini me dy përforcime, rrisin synimet 

Klubi i volejbollit Dukagjini nga Klina ka synime të mëdha. Synimi i këtij klubit është që të rrisin nivelin e lojës dhe të janë edhe pjesë e elitës.  

Kanë kushte mjaft të mira, po ashtu edhe një numër të lojtareve të talentuara dhe që premtojnë shumë. “KV Dukagjinit, klubit të qytetit i bashkohen dy lojtare të ekipit bashkëvendas KV Klina. Enkeleida Sinani dhe Rina Gjergji sot zyrtarisht u bënë pjesë e ikonës së qytetit KVF Dukagjini, klubi i dytë më i vjetër në qytetin tonë.

Image

Kryesia e klubit dhe bashkëlojtaret i urojmë mirëseardhje në ekipin tonë, duke iu dëshiruar sukses dhe arritje të synimeve të përbashkëta. Kryesia, trajneri e lojtaret po përpiqen të japin maksimumin e tyre, por surprizat nuk do kenë të ndalur”, bëhet e ditur nga KVF Dukagjini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat