Volejbolli sot!  - Bota Sot
Volejbolli sot! 

Volejboll

Volejbolli sot! 

Nga: Enver Tahiraj Më: 18 prill 2019 Në ora: 11:03

Tani që sporti i volejbollit është në fazën e lojërave të play-offit dhe luftojnë katër vendet për titull, besoj qe puna stërvitore është ajo qe duhet fokusuar dhe përqendruar duke i lëna anash lëvdatat e komentet për vetveten.  Kjo sigurisht eshte politike apo rregull apo te behet interesant nga gazetari në këto biseda me disa veta që defilohen, nejse nuk çon peshe kjo por ky është realiteti kosovar i gazetarisë sportive. 
Sa i përket temës që me informuan disa koleg dhe pastaj lexova, titulli mu duk paksa tragjiko-komik.
Te folët për veten dhe vetëm e vetëm për vetveten sa e sa kupa e tituj kampion e të emërtohet baba i titujve në gazetë, kjo është e ditur.
Baba i titujve, po kush është gjyshi, babagjyshi… nuk duhet harru se shumë klube e trajner si nga  KV Drita, KV Kastrioti, KV Prishtina (f) kane pas tituj shumë e shumë para luftës e pas luftës (tituj), pastaj tek meshkujt KV Theranda, KV Luboteni, KV Peja, KV Mabetexi, KV Prishtina (m) etj., pra trajnerët e tyre ekipeve etj. etj. ku të gjithë këta trajner të tyre klubeve as që e potencojnë të cilat atributet e tyre japin kahje edhe tek bashkëpunëtorët dhe janë shumë modest.

Pastaj lojtarët dhe lojtaret që kanë zbuluar dhe stërvitur po këta trajner janë (shumica) dhe po ashtu nuk cekin që këta trajner kanë udhëheqës dhe janë dal nga dora e tyre. I nderuar, me këta tituj të fituar, ke pas bazën e fortë, gjegjësisht donatorin ku lojtarët dhe trajnerët nga jashtë e mund të merren lehtë duke ju falënderuar bazës së fortë materiale-financiare të donatorit-sponzorit.
Pastaj, sa i përket trajnerëve të cilët kanë dalë nga dora jote, ndër ta edhe unë sipas juve dhe unë flas për veten time, trajner kam qenë shumë pak (përafërsisht 2 ndeshje me juve) dhe roli im ka qenë ndihmëstrajner në detyrën e përgatitjes së ekipit dhe mbajtjes së statistikës, e këtë e dijnë e gjithë komuniteti i volejbollit, sepse këtë rol e kam dashur dhe nuk kam qenë i interesuar për trajner volejbolli.

Kur jemi tek trajneri, lojën e volejbollit e kam luajtur me juve ashtu siç keni qenë edhe ju lojtarë, pastaj në fakultet kam pas temën në volejboll dhe kam mësuar bazën e këtij sporti dhe nuk mund të thuhet se unë jam dal nga ju, dhe kam kaluar shumë kohë stërvitore edhe më trajner të tjerë jo vetëm në volejboll. Për fund, askush nuk po ju mshef apo hedh poshtë rezultatet sportive që i ke, por do ishte mirë të komentojmë apo diskutojmë për problemet e sportit dhe mënyrës se si mund të zhvillojmë aq sa mundemi kuptohet bashkërisht,  jo në veten e parë.
Autori ish volejbollist

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...