A do të ketë ndryshime radikale të ekipi i Naser Krasniqit?

Volejboll

A do të ketë ndryshime radikale të ekipi i Naser Krasniqit?

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2019 Në ora: 16:20
Naser Krasniqi me lojtaret

M-Technologie Prishtina ka pasur një edicion shumë të mirë, duke arritur në finalen e Kupës dhe të play-off-it të Superligës së Kosovës, por që nuk e fitoijë asnjë trofe! Luftuan deri në fund vashat e kryetrajnerit Naser Krasniqi, por nuk ia dolën ta dërgojnë njërin nga trofetë në vitrinat e tyre.  Mbi të gjitha është klubi bindshëm më i suksesshëm në kryeqytet për nga sporti skofiar në konkurrencën e femrave.

A do të ketë ndryshime në klubin prishtinas?  Merret vesh nga burimet e afërta me klubin, se mbrëmë në takimin e fundit që kishin me kryesinë e klubit ku ishin prezent edhe presidenti i klubit e ku patem si temë raportimin përfundimtar për këtë vit. Sa i përket ekipit të parë vendosen që klubi zyrtarisht të shkoj në pushim të merituar deri me 20 gusht kur do të fillojnë përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Image

KV M-Technologie

Sa i përket përbërjes së ekipit raportohet se gjithçka mbetet e hapur por priten edhe ndryshime radikale si në strukturën e ekipit ashtu edhe tek stafi i trajnerëve. Kjo mbetet të shihet pas kuvendit te rregullt te klubit që do të mbahet në fund të muajit maj. Nga ana tjetër, një burim bëri të ditur, se M-Technologie ka gjasat 4-5 lojtare t’ia rrëmben Prishtina F, me të cilat tinëzisht po bisedohet që të arrihet akordi, që në afatin kalimtar veror të firmoset marrëveshja me to!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat