Ibrahimi në Stamboll

Volejboll

Ibrahimi në Stamboll

Më: 3 maj 2019 Në ora: 16:24
Ibrahimi në Stamboll

Në Stamboll është duke u mbajtur mbledhja e Komisionit Teknik të Federatës Ballkanike të Volejbollit - BVA.

Federata e Volejbollit e Kosovës në këtë takim po përfaqësohet nga Kryetari Abedin Ibrahimi dhe Sekretari i Përgjithshëm Valon Nikqi i cili është edhe anëtar i komisionit. 
Në këtë takim ndër të tjera u diskutua për aktivitetet ballkanike në volejboll për vitin 2019. Federata e Volejbollit të Kosovës do të jetë nikoqire e tri aktiviteteve ballkanike. 
Kampionati Ballkanik në volejboll për meshkuj U18, Kampionati Ballkanik në Beach Volley U20 dhe U22 femra dhe meshkuj. Kosova do të jetë pjesëmarrëse edhe në aktivitete tjera ballkanike. Kampionatin Ballkanik për meshkuj U20 i cili do të mbahet në Shqipëri. Kampionatin Ballkanik për femra U19, që do të mbahet në Turqi dhe Kampionatin Ballkanik për femra U17 që do të mbahet në Bosnje e Hercegovinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat