Mehmeti komod: Le të shkojnë të gjitha nga Prishtina! - Bota Sot
Mehmeti komod: Le të shkojnë të gjitha nga Prishtina!

Volejboll

Mehmeti komod: Le të shkojnë të gjitha nga Prishtina!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2019 Në ora: 12:09
Mehdi Mehmeti

Prishtina F. ka arritur sukses duke u renditur në vend të pestë në elitën e volejbollit të Kosovës. Informacioni i fundit (në ditën e premte) konfirmoi se M-Technologie Prishtina do të ketë ndryshime radikale brenda kolektivit, por u tha se është duke u biseduar edhe tinëzisht me 4-5 lojtare të Prishtina F. sepse tregu është i lirë dhe afati kalimtar mund të sjell edhe të papritura për volejbolliste.

Drejtori i klubit të volejbollit Prishtina, Mehdi Mehmeti, tha se le të shkojnë të gjitha volejbollistet. “Pesë-gjashtë lojtare nuk do të ptanojnë kurrë me shku klub tjetër. Të tjerat volejbolliste le të shkojnë ku të shohin vetën më mirë nëse iu ofron dikush më mirë se te ne. Edhe M-Technologie Prishtina është mirë nëse përnjëmend janë duke biseduar tinëzisht me disa lojtare, le të urdhërojnë e të bisedojnë me ne, se nuk është mirë tinëzisht me fol!”, tha Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

A do t’i luhatet fortë karrigia edhe Ganimete Gërbovcit dhe Arjeta Hysenit që punon me të rejat. Mehmeti është i prerë: “Shtabi Teknik nuk preket dhe aty do të jenë sepse jam i kënaqur dhe kemi projektet tona për edicionin e ri. Sa i përket lojtareve ku të gjejnë më mirë le të shkojnë as që i pengojë edhe ato 4-5 lojtare që flasin tinëzisht, nëse ka të vërtet diçka aty”. Por Mehmeti ka një plan dhe e nuk e ka ndërmend ta zbulojë deri në fund, ndërsa me klub janë në pushim deri me 25 gusht.    

“Deri me 25 maji të gjitha lojtaret e KV Prishtinës me shkrim do të deklarohen do të qëndrojnë apo jo, për tjerat që dëshirojnë të shkojnë nga klubi, kryesia nuk do t’i ndalojë, klubet e interesuara duhet të kontaktojnë me ne. Lëvizjet  e lojtareve janë normale dhe që kërkojnë kushtet më të mira. E shoh të rrugës edhe kryesia edhe Shtabi teknik edhe ata të deklarohen a do të vazhdojnë apo jo me klubin tonë”, tha Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...