Motrat nga Shqipëria me prindërit: Jetën e japim Dritën e Gjilanit nuk e japim  - Bota Sot
Motrat nga Shqipëria me prindërit: Jetën e japim Dritën e Gjilanit nuk e japim 

Volejboll

Motrat nga Shqipëria me prindërit: Jetën e japim Dritën e Gjilanit nuk e japim 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2019 Në ora: 12:53
Majtas Arjola, Vitorja, Adelajda, Martini e Amarilda dhe ulur Frani

Jetojnë me sportin skofiar dhe me sportin në përgjithësi! Në zemër e kanë Kosovën dhe gjithsesi se janë tifozët më të mëdhenj të KV Dritës, bashkëshortët nga Rrësheni që jetojnë në Tiranë, Fran dhe Vitore Prenga, ndryshe janë prindërit e volejbollisteve të mirënjohura Amarildës, Arjolës dhe Adelajdës! Motrat që zotohen me prindërit e tyre: “Jetën e japim Dritën e Gjilanit nuk e japim!” Kështu raportohet se kanë deklaruar familja Prenga.

Image

Amarilda, Drini dhe Arjola

Arjola dhe Adelajda luajnë për Dritën, të cilat të hënën që e lamë pas së bashku me kolektivin kremtuan titullin e kampionit, të katërtin rresht. Prindërit e tyre janë tifozët me besnikë të Dritës, rrugëtojnë me qindra kilometra dhe pa pikë përtese për t’i përcjell sfidat e klubit gjilanase, të cilët janë shumë të dashuruar në fanellën e këtij kolektivit, që në finalen e fundit pothuajse eksplodoi salla nga atmosfera, mbi 3000 veta, nuk kishte vend as për gjilpërë në “Bashkim Selishta – Petriti”.

Motrat Prenga lojtare të nivelit më të lartë dhe shumë të frikshme për nga mënyra e qasjes së lojës për rivalet. Jo me kaq, trajneri i Dritës, Lorik Ilazi është dhëndër i Franit dhe Vitores. Ai vajzën e vogël të tyre, Adelajdën e ka bashkëshorte! Ndërkaq, vogëlushi Martini me të vëllain Drinin që nuk ka më shumë se dy vjeç, janë djemtë e Amarildës, volejbollistes me famë, po ashtu e simpatizojnë Dritën!

Image

Lorik Ilazi

Një familje nga Shqipëria fortë e lidhur me klubin Drita dhe që po kalojnë periudha jashtëzakonisht të mira për nga sukseset.  Dhëndri Lorik Ilazi ndihet krenar për përkrahjen e madhe nga ana e Franit dhe Vitores kryesisht familjes Prenga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...