Dominon Luboteni, kampion i ri i Kosovës - Bota Sot
Dominon Luboteni, kampion i ri i Kosovës

Volejboll

Dominon Luboteni, kampion i ri i Kosovës

Më: 23 maj 2019 Në ora: 14:38

Në Ferizaj është zhvilluar ndeshja finale në konkurencen e meshkujve U18. Në finale u takuan Luboteni dhe Theranda. Pas një loje mjaft rivalizuese ndërmjet dy skuadrave Luboteni arriti të fitoj me rezultat 3:1 në sete, dhe kështu arriti të fitoj edhe titullin e Kampionit 2018/19.

Image

Pas ndeshjes Federata e Volejbollit e Kosovës për të dy ekipet ndau medalje, ndërsa ekipit kampion kupën kapitenit të skuadrës së Lubotenit ja dorëzoj kryetari i FVK-së.

Një punë të madhe e ka bërë edhe kryetari i klubit, Gazmend Hoxha së bashku me kryesinë, që kanë krijuar një ekip për lakmi për të gjtiha kategoritë dhe që po reflekton në vazhdimësi me suksese, po ashtu edhe lakmohen si për nga sukseset si për nga organizimi nga klubet tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...