Pëllumbi analizon sezonin: Volejbolli po “troket” kudo, moshat në fokusin e FSHV-së - Bota Sot
Pëllumbi analizon sezonin: Volejbolli po “troket” kudo, moshat në fokusin e FSHV-së

Volejboll

Pëllumbi analizon sezonin: Volejbolli po “troket” kudo, moshat në fokusin e FSHV-së

Më: 24 maj 2019 Në ora: 17:26
Pëllumbi analizon sezonin: Volejbolli po “troket” kudo, moshat në fokusin e FSHV-së

Sporti i volejbollit në Shqipëri nuk po sheh ndalesa, duke mos njohur pushime as midis sezoneve. Dhjetra ndeshje çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj të vitit, duke e kthyer këtë sport nga më të dashurit për të gjithë, jo vetëm për ata që luajnë si profesionistë por edhe për amatorët, të çdo moshe. “Kemi organizuar një shtrirje shumë të gjerë në Shqipëri, kudo po luhet volejboll, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Kjo na bën krenar, pasi tregon se jemi në rrugën e duhur ne misionin tonë të masivizimit të volejbollit”, shprehet Erlind Pëllumbi, presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit.

“Edhe kur nuk kemi ndeshje punojmë për të hedhur bazat e një volejbolli që të shtrihet kudo, të prekë këdo. Organizimi i finaleve të Europianit në volejboll zhvilluar vitin e kaluar në vendin tonë ishte një fitore për ne, pasi jo vetëm treguam se mund të bëjmë gjëra të atyre përmasave me standarte, por edhe mësuam se mundësitë tona janë shumë të mëdha. Kjo na motivoi për këtë sezon, ku mendoj se kemi treguar një nivel më të lartë, si në parket ashtu dhe jashtë tij”, thotë Pëllumbi.

“Kampionatin e volejbollit të këtij viti e konsideroj si nga më cilësorët e viteve të fundit, me shumë rivalitet, spektakël e supriza të bukura, me një frymë “Fair Play”, si te meshkujt ashtu dhe te femrat. Të gjitha ekipet ishin pretendente deri në fund për titull dhe kjo i dha një tjetër emocion këtij sezoni. Gjithsesi, fokusi ynë mbetet volejbolli te moshat, aty ku kemi çaluar dhe ku synojmë të hedhim bazat për një volejboll konkurrues në arenën ndërkombëtare pas disa vitesh. Eventet e ardhshme ndërkombëtare janë fokusuar tashmë pikërisht te moshat. Ne sapo kemi nisur një projekt ambicioz për këto mosha, platformen e këtyre nismave do t’ua bëjmë me dije shumë shpejt, duke e futur volejbollin në një fazë të re”, thotë Pëllumbi.

Projekti i volejbollit në shkollat 9-vjeçare të Tiranës

Impakti që ka patur projekti i volejbollit në shkollat 9-vjeçare të Tiranës ka qenë i jashtëzakonshëm. “Një projekt gjithëpërfshirës, në 36 shkolla të Tiranës, me aktivizimin e rreth 850 nxënësve që luajnë volejboll, për të edukuar te ky brez dashurinë për sportin dhe veçanërisht për atë të volejbollit. Duke hedhur bazat e një volejbolli elitar në të ardhmen”, deklaroi kreu i FSHV-së. “I këtij niveli ishte edhe eventi me 8 shkollat e mesme nga disa qytete të Shqipërisë, ku rreth 100 të rinj shpalosën vlerat e shkollave të tyre përmes volejbollit, duke iu bashkuar nismës së Misionit të Europës “Power of Youth”, shton presidenti Pëllumbi.

“Federata me stafin e saj të kulifikuar tashmë nuk po njeh limite me punën e saj, ka hapur dyert e bashpunimit me  këdo që dëshiron të merret dhe të luajë volejboll, jo vetëm në Tiranë por në çdo qytet të Shqipërisë. Së shpejti do të rinisim zboret e seleksionimet, sërish në të gjithë Shqipërinë, do të shkojmë e mbështesim kudo e këdo që luan volejboll. Nuk do të ndalemi në këtë rrugë të nisur, sepse ky është misioni ynë. Ndihemi mirë kudo, pasi shohim se kudo ka njerëz që na mbështesin dhe që e duan volejbollin. Shumë të rinj dhe të reja, vullnetarë, gjyqtarë, trajnerë që duan të angazhohen dhe të zhvillojnë këtë sport. Kjo është e rëndësishme për ne si Federatë, pasi sa më shumë njerëz të përfshihen në nismat tona aq më shumë rezultate do të kemi dhe do t’i japim këtij sporti një tjetër hov”, shprehet Erlind Pëllumbi, presidenti i FSHV-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...