Ganimetja presidente! - Bota Sot
Ganimetja presidente!

Volejboll

Ganimetja presidente!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2019 Në ora: 16:55
Ganimetja presidente 

Në sportin e Kosovës të kesh një femër presidente të klubit për dikë është pak çudi e kohës apo abnormale, për dikë është normale dhe për dikë as mirë as keq! 

Emërimi i Ganimete Gërbovcit presidente e klubit Prishtina F (femrat) është një lajm i mirë jo vetëm për komunitetin e volejbollit. Sepse Prishtina F është bërë një model për shumicën e klubeve, se femra duhet të jetë në pozitën kryesore dhe t’i besohet edhe detyra! Para Ganimetes presidente e këtij klubit ka qenë ish volejbollistja Halime Fetahu.

Sërish presidente një ish volejbolliste dhe me emër të madh! 

Ndikimi i Ganimetes? Ganimetja pritet të jetë e ashpër sepse njihet si tip që e do disiplinën, punën dhe nuk toleron që klubi të shkojë pa rend e pa rregull!

A është një veprim i mençur i kryesisë së Prishtinës? Natyrisht se do të quhet si i mençur sepse Ganimetja i njeh të gjitha volejbollistet, i ka në dorë dhe i njeh se si marrin frymë, nuk do të ketë problem menaxhimin në tërësi të situatës që i takon në asaj. Kush do të vendos për trajnerin e ri, Ganja apo kryesia? 
Kush do të ketë ndikimin? A do të jetë Ganja si gruaja e hekurt në klub?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...