Klubi në Kosovë që veç femrat i do presidente, jo meshkujt! - Bota Sot
Klubi në Kosovë që veç femrat i do presidente, jo meshkujt!

Volejboll

Klubi në Kosovë që veç femrat i do presidente, jo meshkujt!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2019 Në ora: 12:48
Ganimete Gërbovci, foto nga arkiva

Pa respektimin e gjinisë së bukur nuk e shohin edhe të ardhmen e sportit! Pa femra në krye të klubit nuk e shohin edhe bereqetin.

Klubi i volejbollit Prishtina Femrat synojnë që të jenë model jo vetëm për Kosovë por edhe për rajon, madje në një të ardhmen jo të largët pretendojnë jo të kenë një kryesi me 70 për qind femra e 30 meshkuj, por 100 për qind me femra, sepse edhe suksesi do të jetë edhe më i madh. Në këtë drejtim po punon edhe drejtori sportiv Mehdi Mehmeti, që është bërë shembull edhe për të tjerët se si duhet vepruar!

Largimi i Halime Fetahut, ish volejbollistes, që u zëvendësua me një ish volejbolliste me emër, që ka luajtur në dy periudha: në periudhën e kohës së okupimit dhe të pas luftës, së fundi ka qenë edhe kryetrajnere, ku me lojtare të reja e ngriti ekipin në vend të pestë të elitës së volejbollit.

Ajo është Ganimete Gërbovci, të cilës iu besua edhe pozita e presidentes së klubit dhe e cila mund të bëjë gjëra që për shumëkënd as në ëndërr nuk do t’i shohin.

Ganja njihet si e heshtur por si grua e hekurt, që ka vizione shumë më të mëdha se sa pretendojnë kundërshtarët më të ashpër të saj në sportin skofiar! Cili mund të jetë rrugëtimi i Prishtina F.?

Nuk jepet detaje nga brenda klubit, por flitet se përveç që do të jenë në të ardhmen si një akademi e zbulimit dhe formimit të lojtareve të reja, po ashtu pretendojnë që të ndërtojnë një ekip që brenda një kohe të janë edhe në garat evropiane dhe numër një në kryeqytet dhe në Kosovë.

Të gjitha që bëhen brenda këtij klubit është me program por edhe me një heshtje për opinionin sportiv! Ajo që është interesant, ky klub nuk pranon meshkuj si president, vetëm femra për faktin se volejbollistet e ndjejnë frymëmarrjen më të lehtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...