Mihane Gashani rikthehet në shtëpinë e saj - Bota Sot
Mihane Gashani rikthehet në shtëpinë e saj

Volejboll

Mihane Gashani rikthehet në shtëpinë e saj

Nga: K. G. Më: 16 gusht 2019 Në ora: 12:21
Mihane Gashani rikthehet në shtëpinë e saj

Klubet e volejbollit hulumtojnë tregun që të përforcohen me lojtare sa më cilësore dhe të janë sa më të fortë për edicionin e ri, që pritet të fillojë në fund të muajit shtator ose në fillim të tetorit. Volejbollistja Mihane Gashani është kthyer në KV Fushë Kosova.

“Klubi i volejbollit Fushë Kosova më qëllim që të paraqitet sa më mirë në Superligën e Kosovës, ka arritur marrëveshje që të rikthej në klub super lojtaren Mihane Gashani.

Mihanja karrierën e saj e ka filluar pikërisht ne klubin e Fushë Kosovës, mirëpo kapaciteti i saj ne pozitën e pranueses i ka hapur rrugë që të ketë përvoja edhe ne klube tjera, ku është paraqitur gjithmonë me shumë suksese.

Përkundër të gjithave Mihanja nuk e harroj klubin ku e nisi pasionin dhe ka vendosur që të ndihmoj klubin e saj te zemrës qe të ketë paraqitje sa më të mira në kampionatin 2019/2020.
Këtë vit me vonesë ishte ftuar edhe në reprezentacionin e Kosovës U19 dhe padrejtësisht nuk ishte në listën përfundimtare.

Kryesia e klubit i dëshiron mirëseardhje Mihanes dhe se bashku me lojtaret tjera u uron shumë suksese dhe paraqitje sa më të mira”, bëhet e ditur nga KV Fushë Kosova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...