Katastrofë jo vetëm për Drenicë nëse ndodhë kjo! 

Volejboll

Katastrofë jo vetëm për Drenicë nëse ndodhë kjo! 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 gusht 2019 Në ora: 19:41
Katastrofë jo vetëm për Drenicë nëse ndodhë kjo! 

Në Kosovë nuk mjafton të jesh klub shumë i suksesshëm, sepse edhe të jesh i suksesshëm nuk të ndihmon askush dhe vije në pikëpyetje edhe ekzistimi si klub!

Klubi i volejbollit Skenderaj (femrat) nuk është vetëm krenaria e rajonit të Drenicës por e tërë Kosovës, si për organizim po ashtu edhe për lojëra të mira dhe gjithashtu edhe me volejbolliste të gjitha vendore.

Një klub me shumë lojtare të reja e të talentuar që pothuajse ka mbetur as në tokë as në qiell, rrezikon që të shuhet, që do të ishte katastrofë jo vetëm për volejbollin!

Skenderaj me shumë volejbolliste të talentuar, me një trajner të vyeshëm si Ylli Kadriu, e me disa lojtare me përvojë, që ishin shembulli më i mirë se si luftohet për ngjyrat e klubit, sidomos me trofeun që fituan së fundi përkatësisht Kupën e Kosovës, sot rrezikojnë shuarjen.

Edhe vet drejtuesit e klubit paralajmërojnë shuarjen e klubit, sepse nuk ka asnjë ndihmë financiare!  Ata përmes një komunikate treguan të vërtetën e këtij kolektivit që po ballafaqohet me një krizë të rëndë.

Nëse ndodhë më e keqja dhe shuhet klubi, kjo nuk do të ishte humbje vetëm për Skenderajn dhe Drenicën por në tërësi për sportin e Kosovës, sepse po shuhet një klub me suksese dhe që ka shumë talente në gjirin e saj!  Prandaj, klubi po kalon ditët më të vështira që nga themelimi dhe me shpresë se dikush do t’i dal në ndihmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat