Ndërron jetë sportisti shqiptar - Bota Sot
Ndërron jetë sportisti shqiptar

Volejboll

Ndërron jetë sportisti shqiptar

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 12:47
Ndërron jetë sportisti shqiptar

Federata Shqiptare e Volejbollit njofton me dhimbje të thellë ndarjen nga jeta të profesor Ilia Gaxho, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë. 

“Profesor Ilia Gaxho është një nga personat që gjithë jetën e tij ia dedikoi sportit të volejbollit, gjithnjë pjesë e pandarë e tij, fillimisht në parket dhe më pas në katedrën e volejbollit si dhe pjesë e lëvizjes olimpike.

Lamtumira e parakohshme e tij lë pas një boshllëk të madh për familjen, kolegët, komunitetin e volejbollit dhe cilindo tjetër që e ka njohur.
Ilia Gaxho është një nga flamurtarët e sportit të volejbollit, themelues i tij në qytetin e Krujës e më pas puna e tij u shtri në të gjithë vendin.

FSHV i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gaxho për këtë humbje të madhe”, bëhet e ditur nga FSHV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...