Shabani: Dritën do ta shohim në Evropë 

Volejboll

Shabani: Dritën do ta shohim në Evropë 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2019 Në ora: 10:34
Shabani: Dritën do ta shohim në Evropë 

Në vitet e fundit është rritur sado kudo rivaliteti, qe besa edhe niveli i lojës në Superligën e Kosovës në volejboll (femrat). Dëshmia më e mirë ka qenë edicionin paraprak kur pesë klube ishin shumë afër njëra – tjetrës me pikë. Drita nga Gjilani është kampione e Kosovës dhe klubi më i organizuari në vendin tonë, po ashtu ka thyer edhe rekordin për shikueshmëri, e cila në një ndeshje finale ka pasur mbi 3000 veta në palestrën sportive në Gjilan.

Image

Puna e madhe që bëhet nga kryetrajneri Lorik Ilazi po jep frytet e saja, por fuqi e madhe e klubit është presidenti Jakup Shabani, i cili nuk kursyen asgjë për të krijuar kushte sa më të mira për volejbolliste dhe gjithë klubin. 

“Bota sot”: Si e sheh Dritën në edicionin e ri, a besoni se do të jetë edhe më e fortë se në kampionatin paraprak?
Jakup Shabani:
Dritën këtë edicion do ta shohim në Evropë pikërisht në CEV Challenge CUP. Drita me stafin që ka dhe lojtaret kampione që 4 vjet rresht gjithmonë do të jetë e fortë dhe me qëllime të qarta! Por në këtë vit kemi vendosur që të japim sa më shumë hapësirë lojtareve të reja.

“Bota sot”: Drita garon në garat evropiane, do të ndeshet me ekipin grek AO Thiras nga Santorini, a shpresoni se mund të kualifikoheni? 
Jakup Shabani:
Po, ne do të luajmë kundër ekipit AO Thiras nga Santorini i Greqisë, nuk është qëllimi jonë kualifikimi sepse e kemi parasysh se ne jemi duke garuar me një garë shumë të fortë, se përball kemi ekip shumë të organizuar! Për ne është e rëndësishme që ekipi dalëngadalë të merr përvojën e vet evropiane dhe të rritet, si dhe lojtaret tona të reja të mund të shpalosin vlerat e tyre edhe në Evropë.

“Bota sot”: Cilat janë planet me KV Dritën?
Jakup Shabani:
Unë me Dritën jam që një vit dhe jam shumë i lumtur që arrijë të ndihmojë rininë në Kosovë dhe sidomos vajzat e Dritës të cilat janë kampione. Unë pata dëgjuar për vajzat e Dritës, për të arriturat e tyre dhe për seriozitetin e klubit por nuk kisha njohuri për gjendjen financiare të tyre... Dhe një ditë prej ditësh vëllau i trajnerit Genc Ilazi i cili është miku im me tha se klubi është në gjendje të vështirë financiare, kjo gjë mua me brengosi dhe i thash dua të ju ndihmoj dhe kështu fillon historia por se unë ndjehem shumë krenar edhe me të arriturat e klubit edhe me spektaklin që vajzat e dhuruan këtë vit, duke u shpallë kampion por edhe me atë se çfarë spektakli bënë “Intelektualët” në ndeshjet finale në Gjilan, ku thyen çdo rekord të shikueshmërisë në volejboll. Si dhe angazhimi i Florent Hazirit (zëvendësit tim) ka qenë e rëndësishme për mua, ta pranoj dhe të vazhdojmë me Dritën.

“Bota sot”: Vashat e Dritës dhe trajneri Lorik Ilazi, iu janë mirënjohës, cili është premtimi i juaj?
Jakup Shabani:
Vajzave dhe trajnerit u jam mirënjohës edhe unë për atë se janë kampion të vërtetë dhe emocionet që me kanë shfaqur vitin e kaluar dhe është normale që kjo mirënjohje është bilaterale për atë ne jemi kampion sepse ne jemi një familje e madhe dhe funksionojmë si një familje me respektim më të madh mes vete.

“Bota sot”: A mendoni se elita e volejbollit të Kosovës po rritet në cilësi?
Jakup Shabani:
Unë nuk kam shikuar volejboll para se të jem president të Drita dhe nuk kam pasur njohuri shumë por me marrjen e Dritës tani mua me pëlqen shumë sepse pikërisht është Drita ajo që më bëri ta dua volejbollin. Njeherë në bisedë me trajnerin Lorik Ilazi, i thosha se kam filluar të lexoj për rregullat dhe shfletoj ne internet për volejbollin dhe i thash a do me stërvitesh se me pëlqen, ai filloj të qesh dhe me tha: Leje Zvicrën, eja në Kosovë çdo ditë në stërvitje me ke... hahahhahahah. 

“Bota sot”: A planifikoni se do të sillni volejbolliste nga jashtë për sfidën me AO Thiras?
Jakup Shabani:
Ne këtë vite kemi vendosur të luajmë me lojtare vendore sepse dëshirojmë që lojtaret kosovare të sfidohen në Evropë dhe jemi duke menduar vetëm për ngritjen e tyre. Qëllimi im dhe i njerëzve në klub është ngritja e lojtareve tona dhe përgatitja e tyre për të ardhmen sepse siç dihet nga Drita ka edhe lojtare që luajnë në Evropë e Amerikë, që kanë shkuar vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat