Partizani eliminohet nga hungarezet

Volejboll

Partizani eliminohet nga hungarezet

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 10:51
Partizani eliminohet nga hungarezet

Mori fund ëndrra e Partizanit në volejboll për femra, për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi humbi edhe ndeshjen e kthimit ndaj hungarezëve të Vasas Obuda Budapest.

Këta të fundit, pas fitores 3-0 në Hungari, arritën të përsëritin të njëjtin rezultat edhe mbrëmjen e sotme në Tiranë, duke dominuar takimin dhe konfirmuar se janë një shkallë më lart se rivalet e tyre.

Vajzat “e kuqe” tentuan të bëjnë diçka në pjesën e parë, por edhe pse e nisën mirë, arritën të humbin me rezultatin 19-25.

Ndërsa dy të tjerët u mposhtën me shifrat 17-25 dhe 16-25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat