Cili është klubi më i vjetër në Prishtinë, tregon Fejzullah Ademi

Volejboll

Cili është klubi më i vjetër në Prishtinë, tregon Fejzullah Ademi

Nga: Kemajl Goca Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 12:13
Cili është klubi më i vjetër në Prishtinë, tregon Fejzullah Ademi

Flitej e përflitej se ky apo ai është klubi më i vjetër në Prishtinë në volejboll, në konkurrencën e femrave, por të gjitha paqartësitë i ka hequr Fejzullah Ademi, ish kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, veprimtar sportiv pothuajse 6 dekada dhe që i dha shumë sportit, sidomos edhe në kohën e okupimit dhe fare nuk iu tremb për asnjë çast as regjimit kriminal serb.  

Ademi është njeriu që e njeh në thelb sportin skofiar dhe i di të gjitha detajet edhe historike. Cili klub është më i vjetri në kryeqytet: Prishtina F apo M Technologie?

“Po klubi më i vjetër i volejbollit në konkurrencën e femrave në Prishtinë është Prishtina. M-Teknologji është formuar, i formuar dhe regjistruar në këtë edicion, ndërsa ekipi i Prishtinës është themeluar me 1975, kurse në konkurrencën e meshkujve në 1958”, përgjigjet Ademi.

Prishtina F është klubi më i vjetër se M-Technologie (femrat), kjo u vërtetua edhe nga Ademi.

Pra, hiqen të gjitha dilemat dhe konfirmohet sipas Ademit, se Prishtina F është klubi më i vjetër dhe me traditë, klub që aktualisht ka presidente Ganimete Gërbovcin dhe drejtor sportiv Mehdi Mehmetin, dy emra të mirënjohur e të respektuar në sportin skofiar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat