Ibrahimi: Jemi të gatshëm për derbin e madh

Volejboll

Ibrahimi: Jemi të gatshëm për derbin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 17:46
Edon Ibrahimi

Kryetrajneri i Kastriotit, Edon Ibrahimi, shprehet se janë mirë të përgatitur dhe synojnë që dalin të pamposhtur në përballje (të dielën, 17.30) me kampionen, Dritën nga Gjilani në kuadër të elitës së volejbollit të Kosovës (femrat).

“Ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Ekipi është i kompletuar, ka pak ndryshime nga viti i kaluar, ku vlen të theksohet se kemi një ekip jashtëzakonisht me moshë të re, në të cilën në përbërje të parë kemi lojtaren Melirona Avdullahu e cila sapo ka mbushur 16 vjeç si dhe 2 lojtare që sivjet kanë mbushur të 18-tat, Rinesa Hasani dhe Aneta Beqiri e kjo e fundit vlen të theksohet se debutimin në ekipin e parë si lojtare që bartë barrën kryesore e bëri vitin e kaluar në pjesën vjeshtore të kampionatit por pa marr parasysh përvojën e pakët ajo zhvilloi ndeshje mjaftë të mira.

jithashtu në 12-she kemi edhe lojtaret tjera si Driola Ajvazi dhe Yllka Jashari te dyja me nga 15 vjeç por që po dalin të jenë mjaft të rëndësishme për ekipin, sidomos kjo e fundit. Rezultatet nuk na kanë munguar pasi në 4 xhirot e para kemi po kaq fitore dhe kemi vetëm një pikë me pak se Drita, ndërsa për kundërshtarin nuk kam çka të flas, respekt maksimal, edhe pse me ndryshime të mëdha ata forcën e tyre e treguan edhe në përballje të Superkupës ku arritën të mposhtin KV Skenderajn si dhe jo rastësisht tani i prijnë tabelës. Pra vlen për të gjithë, kjo është një ndeshje që nuk duhet humbur.

Përparësia? E kam cekur edhe më parë, nuk mbaj mend të ketë pasur ndonjëherë atmosferë më të mirë brenda ekipit, jemi një familje ku secili ka rëndësinë e vet, ku dita ditës po përmirësohemi edhe më shumë”, ka thënë Ibrahimi. Drita dhe Kastrioti janë të vetmit pa humbje deri me tash.

Meshkujt, e shtunë
Prishtina Volley M-As Vushtrria    18.00
Peja-Drenica    20.00

E diel
Luboteni-Ulpiana    19.00
Vëllaznimi-Theranda    20.00
Drita-Ferizaj    20.00

Femrat, e shtunë
M-Technologie-Gryka    14.00
Fushë Kosova-Ferizaj    17.00
E diel
Prishtina-Vushtrria    14.00
Drita-Kastrioti    17.30

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat