Prishtina Volley-M ‘arratiset’ në krye

Volejboll

Prishtina Volley-M ‘arratiset’ në krye

Nga: K. G. Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 13:38
Prishtina Volley-M ‘arratiset’ në krye

Prishtina Volley-M nuk ka të ndalur, “shkel” një nga një kundërshtarët në elitën e volejbollit të Kosovës. 

Ekipi nga kryeqyteti shënon edhe një fitore të madhe, duke e mposhtur me rezultat 3:1 (25:17, 17:25, 25:22, 25:20) Dritën nga Gjilani. Të gjitha setet ishin në shenjë mbizotërimit të ekipit prishtinas me përjashtim të dytit që e fituan gjilanasit me 25:17. 

Prishtina Volley-M arratiset’ në krye, 7 ndeshje, po kaq fitore”, shkruan në profilin e tij në facebook Xhavit Kajtazi, kryetrajner i Prishtina Volley. 

Prishtina Volley kryeson me 20 pikë, ka një ndeshje dhe pesë pikë më shumë se Luboteni dhe Ferizaj, këto të fundit ndeshen mes vete sonte në orën 19.00 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat