Leonita apo fituesja e vitit!

Volejboll

Leonita apo fituesja e vitit!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 11:03
Leonita apo fituesja e vitit!

Sporti skofiar ka një numër të madh të talenteve që po dëshmohen në klubet të ndryshme të Superligës së Kosovës qoftë meshkujt qoftë femrat. Volejbollistja e talentuar nga Lipjani  Leonita Hoxha është fituesja e vitit në aspektin sportiv apo është lojtarja me një potencial të jashtëzakonshëm, përveç që është prej më të mirave në klubin e Prishtina F, ajo ishte edhe pjesë e Universitetit të Prishtinës në garat e Universiadës që u mbajtën në Dubrovnik të Kroacisë dhe dolën kampione.

Image

E dyta, pse është fituese e vitit? Kjo talente një kohë u penalizua e drejta e saj që të paraqitet për Prishtina F për shkak se nuk iu lëshua fletëëshimi nga klubi amë, Ulpiana por në fund u regjistrua si lojtare e klubit prishtinas.

Ajo nuk ka më shumë se 20 vjet, e gjatë 183 centimetra, luan në pozitën e qendrës.  

Është pjesë e një klubit që ka kryetare ish volejbollisten e rryer Ganimete Gërbovci, e cila përkujdeset për çdo gjë që i duhet vashave, duke i trajtuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat