Kryetrajneri i Kastriotit të Ferizajt (femrat), ka synime që të luftojnë për titullin e kampionit në elitën e volejbollit të Kosovës. e çuditshme që nuk u përforcuan me asnjë volejbolliste në afatin kalimtar dimëror.
“Ashtu si filluam ashtu edhe do ta mbarojmë ...!
Mbrëmë pas mesnate u mbyll afati kalimtar ku ekipi ynë nuk ja arriti të bëjë asnjë transfer kjo për shkaqe të problemeve financiare, gjithsesi ditën e fundit arritëm ti zbusim pak këto probleme financiare pasi afruam disa sponzorë të rinjë por që koha e pakët në dispozicion nuk na premtoi shumë, dhe nuk arritëm të përmbyllim marrëveshjet.
Gjithsesi ne mbesim optimist pasi edhe sezonin e kaluar ishte fondi i njëjtë i lojtareve ku radhitemi të 3 në tabelë me vetëm një humbje 2 pikë larg nga kryesuesi, si dhe vazhdojmë të dominojmë me gjenerata si në vijim: Junioret : Pozita parë; U-16. : Pozita parë; U-14. : Pozita parë. Vazhdojmë përpara drejt synimeve të përbashkëta”, shkruan Ibrahimi.