Leonita, talentja e madhe! - Bota Sot
Leonita, talentja e madhe!

Volejboll

Leonita, talentja e madhe!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 mars 2020 Në ora: 14:51
Leonita Hoxha

Në volejbollin femëror të Kosovës kemi një numër të madh të talenteve! 

Në çdo klub punohet me aq mundësi që kanë, nga Drita e Gjilanit, M Technoogie nga Prishtina, Skenderaj, Prishtina F., Kastrioti i Ferizajt, Ferizaj etj. 

Secila nga këto klube ka lojtare të talentuara dhe që do të dëgjohet shumë në të ardhmen për to.

Image

 Leonita Hoxha është prej talenteve më të mëdha që ka Kosova, e cila pritet të jetë ndër emrat kryesor në të ardhmen në sportin skofiar.

Ajo i takon një klubit që ka disiplinë të jashtëzakonshme, me një presidente femër Ganimete Gërbovci, me një drejtor sportiv të vyeshëm Mehdi Mehmeti dhe me trajnerin Bahri Gjinovci.  

Leonita i ka të gjitha predispozitat që të shndërrohet në një lojtare të madhe në të ardhmen dhe të jetë edhe shtyllë e kombëtares së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat