Një gjeneratë që kurrë nuk e harron trajneri Naser Krasniqi, ish klubin e volejbollit Mabetex nga Prishtina, me të cilin kishte fituar shumë trofe dhe që kishte pronarë Pacollët.
Klub që kishte lojtaret më të mira dhe që dridhnin elitën e volejbollit të Kosovës.
Krijim i atij ekipi aq të fortë ishte edhe inteligjenca e Naser Krasniqit, që kishte mbledhur ajkën e lojtareve më të mirë, por që të gjitha përforcimet e asaj kohe ishin të qëlluara.
KV Mabetex i vitit 2004, nga e majta në këmbë Bahri Gjinovci, Albulena Ejupi, Deniza Hasani, Lirjetë Mataj, Emilia Terzievska, Shqipe Kqiku, Arbenita Ymeri, Besarta Kashtanjeva, Biljana Dimoska, Naser Krasniqi. Nga e majta ulur Teuta Cukaj, Shqipe Krasniqi, Halime Fetahu, Arjeta Hyseni, Feime Shala dhe Saranda Muhadri.