Kështu veproi Edona Gjinolli! E ka një shoqe të shpirtit 

Volejboll

Kështu veproi Edona Gjinolli! E ka një shoqe të shpirtit 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2020 Në ora: 17:20
Edona Gjinolli

Prej ish volejbollisteve më të mira në vend, Edona Gjinolli, ish anëtare e kombëtares së Kosovës, kështu veproi dhe do të veprojë edhe në ditët e ardhshme siç shihet në foto.

Gjilanasja ka një plan-program për stërvitje në këto ditë të veshtira që e gjithë bota po përballet me pandeminë. Edona po stërvitet në shtëpi dhe po ashtu edhe e mbanë orën mësimore të edukatës fizike.  Ato i zhvillon në kushte shtëpiake.

Edona njihet si ish volejbolliste luftarake dhe e fjalës, si dhe gjithmonë ka pasur primare punën profesionale dhe edukatën e sportisteve.

Image

Ka shoqëri të gjerë e të respektuar kudo, por një shoqe të shpirtit e ka ish volejbollisten Ganimete Gërbovci, me të cilën shumë herë përdorin batuta mes vete apo gjuhën e tyre që vetëm ato e kuptojnë dhe jo të tjerët edhe kur shkruhen me mesazhe vetëm në iniciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat