Krasniqi tregon diçka që do të duartrokitet nga të tjerët! - Bota Sot
Krasniqi tregon diçka që do të duartrokitet nga të tjerët!

Volejboll

Krasniqi tregon diçka që do të duartrokitet nga të tjerët!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 prill 2020 Në ora: 16:26
M-Technologie

Jemi në një kohë të rëndë, e gjithë bota në izolim, për shkak të pandemisë. Klubi i volejbollit M-Technologie nga Prishtina, lidere e elitës së volejbollit të Kosovës, me kryetar Rrustem Pacollin, janë shembull për të gjitha sportet me dorë se si po veprojnë në këto kohëra të vështira. Krasniqi tregon diçka që do të duartrokitet nga të tjerët, jo vetëm nga komuniteti i volejbollit!

“Situata aktuale e krijuar pas paraqitjes së korona virusit e ka paralizuar jetën normale në të gjithë botën e normalisht se kjo ka prekur edhe vendin tonë. Kuptohet se aktivitetet sportive po ashtu janë ndërpre dhe është krijuar situatë shumë e paqartë rreth asaj se si do të veprohet më tutje. 

Vazhdimi i kampionatit ose çdo formë tjetër do të varet krejt nga situata me pandeminë që aktualisht na i pamundëson edhe veprimtarinë të rregullt sportive. Klubi ynë për herë të parë nga ekzistimi i vet po ndeshet me situatë të tillë por në aspektin organizativ ne e kemi ruajtur bërthamën e klubit.

Dihet mirë se këtë vit kemi hyrë shumë të përgatitur dhe shumë më të organizuar si klub për të arrit sukses në kampionatin tonë duke i shpreh qartë objektivat e tona për titull dhe kupë, andaj kjo ndërprerje e paplanifikuar na ka sjell dëme të konsiderueshme në aspektin financiar dhe funksional te klubit. Duke pas parasysh faktin se ne ekip përpos lojtareve vendore kemi edhe tri prurje nga jashtë këtë vit atëherë kjo na i vështirëson akoma më shumë punën, sepse lojtaret vazhdojnë të qëndrojnë këtu duke mos pas mundësi udhëtimi në këtë situatë”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Më tej tregon se janë kryer të gjitha obligimet për lojtaret ani se janë në pauzë shkaku i pandemisë. “Ekipi ynë deri me tani nga ndërprerja e aktivitetit me 13 mars i ka krye obligimet e detyrueshme ndaj lojtareve dhe stafit te klubit. Për muajin ne vijim do e shohim se si do te shkoj puna me pandeminë dhe do te presim edhe vendimet e organeve gjegjëse se si dhe kur do të vazhdojmë me gara apo edhe s’do të vazhdojmë fare!  

Ne jemi klub serioz i organizuar në çdo aspekt duke pas vetes edhe një kompani të fortë që na mbështet dhe si të tillë ne ashtu do të mbesim deri në fund. Shpresojmë shumë se do të dalim të suksesshëm edhe nga kjo situatë aktuale”, përfundoi Krasniqi.

Tani mbetet të shihet se si veprojnë edhe klubet tjera me pagesa, si Drita nga Gjilani, Skenderaj, Kastrioti e Prishtina F.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat