A duhet të vazhdojë Superliga dhe a kanë nevojë klubet për ndihmë financiare? Ja çfarë thotë Ilazi

Volejboll

A duhet të vazhdojë Superliga dhe a kanë nevojë klubet për ndihmë financiare? Ja çfarë thotë Ilazi

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2020 Në ora: 17:30
A duhet të vazhdojë Superliga dhe a kanë nevojë klubet për ndihmë financiare? Ja çfarë thotë Ilazi

Kampionia në fuqi, Drita nga Gjilani, edhe në kohë pandemie, nuk rrijnë duarkryq por stërviten ashtu si e ka programuar orarin e stërvitjeve kryetrajneri Lorik Ilazi.  Volejbollistet e Dritës stërviten në kushtet e shtëpisë dhe gjithnjë sipas udhëzimeve që marrin nga kryetrajneri. 

“Bota sot”: Cili është plani i Dritës gjatë këtyre ditëve, çfarë pretendon?

Lorik Ilazi: Lojtaret e Dritës në këtë kohë pandemie po mundohen që të rrinë aktiv duke stërvitur në kushte shtëpie, me programin që ju kemi dërguar dhe të gjithë me vullnetin më të madh, duke pritur përfundimin e kësaj gjendje që të kthehemi në palestër dhe të tregojmë vlerat tona.

Duke u bazuar në vendimet e Konfederatës Evropiane të Volejbollit-CEV, ku në vendime është marrë edhe vendimi që shtetet të caktojnë ekipet për stinorin e ri në Evropë me datët 1 gusht 2020, çka do të thotë që me këtë vendim CEV-i ka lënë hapësirë që kampionatet të përfundojnë deri me 1 gusht! Unë mendoj se ne duhet ta shohim mundësinë për vazhdimin e kampionatit por gjithmonë duke qenë në koordinim me masat e vendosura nga shteti dhe ministritë përkatëse, ku normal dëshira momentale e çdo personi në botë është që pandemia të kaloj sa më shpejt dhe të kthehemi në normalitet.

Ne jemi që kampionati te vazhdoj dhe mezi e presim kurse ajo çka na duhet është koha për parapërgatitje që së paku të kemi një kohë prej 15 ditësh para vazhdimit që të mund të përgatitemi e të kthehemi aty ku ishim.

“Bota sot”: Ai i duhet ndihma financiare klubeve nga federata dhe ministria e sportit?
Lorik Ilazi:
Kjo gjendje ka prekur shumë klube sa i përket aspektin financiar duke u bazuar në atë se shumë bizneseve nuk ju lejohet që të zhvillohen, por unë shpresoj që ministria me pakon emergjente të Covid 19 që e ka paraparë për sportin, që së bashku me federatën do ta shohin mundesinë që të ndihmojnë klubet që ta kalojnë sa më lehtë dhe pa pasoja të mëdha këtë stinor dhe të ardhmen ta kenë prapë stabilitetin që kishin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat