Shqiptari tregon historinë me volejbollisten që e tërhoqi si magnet - Bota Sot
Shqiptari tregon historinë me volejbollisten që e tërhoqi si magnet

Volejboll

Shqiptari tregon historinë me volejbollisten që e tërhoqi si magnet

Më: 9 maj 2020 Në ora: 13:26
Shqiptari tregon historinë me volejbollisten që e tërhoqi si magnet

Volejbollisti i ekipit të Tiranës ka zgjedhur po ashtu një volejbolliste për ta pasur në krah. Erion Zeqiraj, periudhën e karantinës e ka shijuar si muaj mjalti, pasi bashkëjeton me të dashurën e tij, Blerta Ligaj.

Për jetën mes studios së lajmeve dhe ndeshjeve në fushë, historinë e tij të veçantë të dashurisë dhe planet e një çifti sportistësh, Erioni i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”. Në ditë karantine ke deklaruar lidhjen me një vajzë simpatike, që mesa dimë është sportiste. Si ndodhi që u njohët dhe ç’mund të thuash për të?

Erion Zeqiraj: Vajza simpatike quhet Blerta dhe është volejbolliste, njësoj si unë. Jemi njohur në stërvitje, duke qenë se praktikojmë të njëjtin sport. Volejbolli na ka ndihmuar të njihemi me njëri-tjetrin.

Pas shumë vitesh, është kjo vajzë që ti po e deklaron në krahun tënd. Keni plane bashkë? Do të martoheni?

Erion Zeqiraj: Kemi kohë që jemi bashkë, por karantina na ndihmoi për ta bërë publike (qesh). Sa për martesën, mua më pëlqen t’i realizoj gjërat, pastaj t’i bëj publike. Nuk më ka ecur keq deri tani. (Qesh)

Foton të përqafuar e keni bërë tashmë, gjatë karantinës? Pra, jeni karantinuar bashkë mesa kuptohet?

Erion Zeqiraj: Fotoja është bërë kohë më përpara, ndërsa gjatë karantinës nuk kemi bërë foto pasi e kemi shijuar qëndrimin bashkë në maksimum.

“Soul of my soul” ishte dedikimi yt për të. Kaq shumë e dashuron dhe beson te dashuria në kohë koronavirusi?

Erion Zeqiraj: “Soul of my soul” është një nga pak shprehjet që tregon dashurinë time për Blertën. Sa për dashurinë në kohë koronavirusi, mendoj se na ka bërë të njohim më shumë njëri-tjetrin.

Ajo është bionde. Mos ndoshta ti po e përmbys shprehjen që biondet janë të denja për të dashura, ndërsa brunet për martesë? Pra, do martohesh me bionden?

Erion Zeqiraj: Jam duke shijuar në maksimum dashurinë me të. Sa për biondet për të dashura dhe brunet për martesë, do ketë pasur hall të madh ai që e ka bërë shprehjen. Nëse do ishte çështje supersticioze, do t’i sygjeroja t’i lyente flokët brune ditën e dasmës (Qesh).

Është bukur kur gruan e ke edhe si të dashur. Ka ardhur koha të bëhesh baba, e keni bërë një plan

Erion Zeqiraj: Nuk e dija që të bëhesh baba është me kohë (Qesh). Për të sjellë në jetë një fëmijë duhen dy zemra të bëhen bashkë.

Ndalojmë te puna jote si spiker lajmesh . Veçon dot lajmin që të ka trishtuar dhe ai që të gëzuar më shumë në këtë periudhë pandemie?

Erion Zeqiraj: Në këtë periudhë koronavirusi, ngarkesa në punë ka qenë shumë e madhe. Normalisht, ka pasur lajme të trishtuara dhe lajme të gëzuara. Lajmi më i gëzuar nuk ka ardhur akoma dhe do jetë lajmi që koronavirusi ka ikur dhe ne do të vazhdojmë jetën normalisht.

Të ka ndodhur ndonjëherë që je veshur vetëm në pjesën e bustit, për shkak se ke mbërritur me vonesë në studio, ashtu siç kemi parë të ndodhë me disa spikera?

Erion Zeqiraj: Më ndodh shpesh që poshtë të jem me tuta ose xhinse, edhe për shkak të aktivitetit sportiv, por jo për shkak të vonesës. Mirëpo, nuk është se ndikon në mënyrën e dhënises së lajmit (Qesh).

Ndihesh mirë me studion e lajmeve dhe si tipi i batutave që je, po mendon një program më të lirshëm e ndoshta pa skenar?

Erion Zeqiraj: Ndihem komod në studion e lajmeve, por normalisht në një emision do isha akoma më vetvetja, gjithsesi sezonin që vjen mund të jem në një emision timin funny.

Tani që është ndërprerë kampionati i volejbollit dhe palestrat janë mbyllur, si ia bën për të mbajtur trupin në formë?

Erion Zeqiraj: Mundohem të stërvitem të paktën 90 minuta në kushtet e shtëpisë, por edhe të bëj vrap, duke thyer pak karantinën. (Qesh).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat