Ismajl Hyseni - kontribues në Gjeneratën e Republikës  - Bota Sot
Ismajl Hyseni - kontribues në Gjeneratën e Republikës 

Volejboll

Ismajl Hyseni - kontribues në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 maj 2020 Në ora: 18:00
Ismajl Hyseni majtas dhe Fejzullh Ademi djathtas

Ismajl Hyseni në vitet e pasluftës ka ndërruar jetë. Një personalitet që nuk harrohet nga sporti skofiar dhe në përgjithësi sporti.

Ai ka dhënë shumë për volejbollin dhe sportin e Kosovës. 
Kohën kura ka ndërruar jetë ka qenë sekretar i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, ndërsa kryetar Fejzullah Ademi.

Hyseni i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë edhe anëtar i kryesisë së FVK-së në kohërat më të vështira dhe asnjëherë nuk u ndal në vitet e 90-ta (1991-1999), përkundër kërcënimeve të shumta që vinin nga kuzhina e Beogradit. 

Hyseni me mijëra sportistë u angazhuan maksimalisht, duke i zhvilluar aktivitetet sportive në fusha të vështira e salla të improvizuara. 
Ai edhe sot mbahet mend si njeri shumë pozitiv dhe frymëzues për Brezin e Republikës.

“Ka vepru në kohën më të vështirë dhe ka qenë person që ka kontribu shumë në zhvillimit e kampionatit para dhe pasluftës”, kujton Naser Krasniqi, ish volejbollist i Gjeneratës së Republikës dhe sot është trajner i lideres KV M Technologie nga Prishtina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat