Nikçi raportoj për gjendjen momentale në Kosovë 

Volejboll

Nikçi raportoj për gjendjen momentale në Kosovë 

Nga: K. G. Më: 19 maj 2020 Në ora: 13:02
Nikçi raportoj për gjendjen momentale në Kosovë 

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikçi, ka marrë pjesë në mbledhjen e Federatës së Volejbollit Evropian (CEV), ku janë diskutuar disa shumë pika të rëndësishme.

“Në platformen online, është mbajtur takimi i rregullt i CEV dhe Federatave Evropiane të Volejbollit për të raportuar për gjendjen rreth pandemisë Covid-19 në shtete të ndryshme evropiane. Në këtë takim kryesisht është diskutuar për organizimin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian-EuroVolley 2021.

Kosova është paraqitur në këtë garë me ekipin e femrave. Kualifikimet planifikohen të mbahen nga 15 Gusht - 6 Shtator 2020. Sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikçi raportoj për gjendjen momentale në Kosovë.

Duke analizuar gjendjen momentale në të gjitha shtetet zyrtarët e CEV, thanë se vendimi për mbajtjen apo shtyrjen e garës është ende herët te merret dhe për një gjë të tillë duhet të vendoset deri me 15 Qershor. Takimi i radhës do të mbahet pas dy javësh”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat