Kryetrajneri i klubit të volejbollit M-Technologie nga Prishtina, Naser Krasniqi, thur elozhe për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai uron me përzemërsi 25 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Urime përvjetori i gazetës ‘Bota sot’ më të respektuar në vend. Po të mos ishte gazeta ‘Bota sot’, redaksia e sportit e posaçërisht gazetari i respektuar Kemajl Goca, volejbolli nuk do të kishte aq shumë popullaritet.
E vetmja gazetë që informon në mënyrë të drejt për ngjarjet në volejbollin e Kosovës, është gazeta ‘Bota sot’. Urime edhe njëherë!”, uron Krasniqi.
M-Technologie është kandidati kryesor për titullin e kampionit. Klubi nga Prishtina është në formë më të mirë të mundshme në garat e play-Off-it në Superligën A.