Sot mund t’i kemi kampionët e ri të Kosovës apo do të vazhdojnë edhe finalet e treta, gjithçka do të shihet sot.
Priten me emocione finalet e dyta të play-off-it në Superligën A të volejbollit.
Në konkurrencën e meshkujve Prishtina Volley e pret Ferizajn (meshkujt), takim që luhet në orën 18.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Ndërsa të femrat në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë, në orën 14.00 Skenderaj ndeshet me M-Technologie.
Ferizaj e ka fituar sfidën e parë me 3:0 dhe udhëheq në seri të fitoreve me 1:0, ndërsa M-Technloghie e ka mundur me 3:0 Skenderajn dhe avancon me 1:0 në seri të fitoreve.
Nëse fiton Prishtina Volley po ashtu edhe Skenderaj, kampioni vendoset në ndeshjen e tretë finale.