Kompania prestigjioze italiane “it.errea” ka dy fjalë për volejbollin e Kosovës

Volejboll

Kompania prestigjioze italiane “it.errea” ka dy fjalë për volejbollin e Kosovës

Nga: K. Goca Më: 10 korrik 2020 Në ora: 14:23
Ferizaj

Mrekulli apo jo! Kosova pas hendbollit edhe në volejboll përmbylli edicionin në mënyrën më të mirë.

Kompania e njohur e veshjeve italiane “it.errea” është e mahnitur me kampionatin tonë.  

"Triumfi i Errea-s dhe volejbollit të Kosovës.

Image

Këtë të mërkurë me 8 korrik, në Prishtine, përkatësisht në Mitrovicë u zhvilluan finalet e përfundimtares në volejbollin e Kosovës, ku fitues dolën dy ekipe të cilat kanë partneritetin teknik me Errea!

Urimet tona më të sinqerta shkojnë për kampionët e M- Technologie nga Prishtina në  volejbollin femëror si dhe për KV Ferizajn nga Ferizaj në volejbollin e meshkujve!

Një urim i veçantë për Arlind Ibrahimin i cili është përfaqësuesi zyrtar i Erreas në Kosovë, si dhe kryetrajner i KV Ferizaj , urime për arritjen historike ku u shpallet kampion për herë të parë që nga themelimi i klubit në vitin 1993!

Përgëzimet tona për të dyja ekipet!!!”, shkruan në faqen e kompanisë prestigjioze e veshjeve sportive italiane!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat