Kur Art Tërstena feston me medaljen e artë, me shije të veçantë 

Volejboll

Kur Art Tërstena feston me medaljen e artë, me shije të veçantë 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2020 Në ora: 18:18
Kur Art Tërstena feston me medaljen e artë, me shije të veçantë 

Klubi i volejbollit Ferizaj është kampion i ri i Kosovës, titulli i parë në historinë e tyre që kur u themeluan në vitin 1993. 

Klub që ishte themeluar nga i ndjeri Jusuf Bytyqi dhe sot po shijon sukseset më të mëdha në histori të tyre, falë punës së madhe të trajnerit Arlind Ibrahimi. 

Një foto që bie në sy është edhe festa e volejbollistit ferizajas Art Tërstena!

Image

Kjo foto është sa një mijë fjalë sepse Tërstena feston dhe ngre lartë medaljen artë, e cila e ka shijen e veçantë, për faktin se u fitua në kohën më të rëndë, në kohën e pandemisë - Covid 19. 

Tërstena është prej lojtarëve më të mirë në vendin tonë, në rolin e pranuesit, i cili në të kaluar ka luajtur edhe për Prishtina Volley. Ai sot është kampion me Ferizajn, një titull kampioni që e bën krenarë gjithë qytetin me rrethinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat