Drita kundër çekeve

Volejboll

Drita kundër çekeve

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 13:58
Drita kundër çekeve

Shorti i tërhequr në selinë e Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV) në Luksemburg, e ka vënë KV Drita përballë skuadrës çeke VK Selmy nga qyteti i Brnos.

Ish-kampioni i Kosovës në volejboll, Drita tash e ka të qartë se çfarë sfide e prêt në rrethin e parë kualifikues të kupës së CEV-it.

Vëmendja e opinionit ka qenë te skuadra e vetme që do ta përfaqësojë Kosovën në garat evropiane, klubi i volejbollit Drita.

Drita kundërshtar të parë në Kupën e CEV do ta ketë klubin ekipin që ishte në pozitën e tretë të volejbollit në Çeki, në sezonin e shkuar.

Ndeshjen e parë, Drita do ta zhvillojë në Gjilan më 10-12 Nëntor 2020, ndërsa ndeshja e kthimit në Brno më 24-26 Nëntor 2020.

Drita mendohej që fillimisht të paraqiten në garën e nivelit të tretë, Challenge Cup, por koeficienti i lartë që ka arritur në garat evropiane, në Ligën e Kampionëve, CEV Cup dhe në garat tjera, e kanë rreshtuar Dritën automatikisht në garën e dytë për nga rëndësia në volejbollin evropian, CEV Cup, njofton KV Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat