Kryendeshja në kryeqytet! Fushë Kosova mobilizohet për fitore 

Volejboll

Kryendeshja në kryeqytet! Fushë Kosova mobilizohet për fitore 

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 18:45
Fushë Kosova mobilizohet për fitore 

Nesër dhe pasnesër do të zhvillohen ndeshjet e javës së tretë të Superligës së Kosovës në volejboll (femra e meshkuj). 
Në konkurrencën e femrave kryendeshja e kësaj jave do të luhet në Prishtinë, në mes të kampiones M Technologie dhe Skenderajt.  Trajneri i M-Technologie, Naser Krasniqi, mendon se është një ndeshje e vështirë por kërkon fitore, ndërsa ai i Skenderajt, Ylli Kadriu, beson e shpreson se me një lojë të mirë do të triumfojnë. 

Ndërkaq, Fushë Kosova - një ekip e organizuar dhe më lojtare të reja, janë të mobilizuar për të gjunjëzuar Prishtina F. Fushë Kosova me trajnerin e palodhshëm Istref Elezaj, kërkojnë fitoren e tretë, që do të ishte shumë më rëndësi për ta.  

Fushë Kosova është një ekip që po befason për të mirë, ka disiplinë dhe luajnë me zemër, të cilat e kanë formulën edhe si mposhtet rivalja.

Në konkurrencën e meshkujve të kësaj jave pritet të zhvillohen ndeshje mjaft interesante. 

Të femrat, në javën e tretë do të takohen - e mërkurë: Malisheva - Drita (15.30), M-Technologie-Skenderaj (16.00), Ferizaj - Feronikeli (18.00), Fushë Kosova -Prishtina F. (19.00), e enjte: Kastrioti - Gryka (18.30). 

Meshkujt, të mërkurën takohen: Theranda-Ulpiana (18.30), Ferizaj - Vëllaznimi (20.00), e enjte: Peja - As Vushtrria (18.00), Drenica - Prishtina (19.00), Drita-Prishtina Volley (20.30).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat